ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 3 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 3 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 3 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mediumi grek: Greqia ka frikë ta njohë Kosovën nga hakmarrja serbe për Qipron

albnews by albnews
9 July, 2021
in Bota, Kosova
0
Greqia drejt njohjes së Kosovës? Ministri Nikos Dendias: Nuk jemi pro krijimit të “vrimës së zezë”!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një faqe greke e lajmeve në gjuhën angleze ka raportuar për mundësinë që Greqia ta njohë Kosovën, duke përmendur hakmarrjen e mundshme të Serbisë për çështjen e Qipros si element që mund ta frikësojë Athinën.

“Zjarre” u ndezën pas një deklarate të paqartë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, rreth Kosovës, i cili deklaroi se pozicioni i Greqisë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, por shtoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.

RelatedPosts

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

“Ndonëse pozicioni ynë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstruktiv dhe e përkrahim dialogun Beograd – Prishtinë. Si legjitimitet i një njohjeje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vlerësoi më 2010 nuk e shkel ligjin ndërkombëtar, sepse nuk ka qenë produkt i përdorimit të paligjshëm të forcës së dënuar nga Këshilli i Sigurimit, siç ishte rasti i një pseudo-shteti (të Qipros Veriore) më 1983”, ka deklaruar kryediplomati grek.Reklamë

Pikëpamja që njohja e Kosovës nga Greqia nuk përjashtohet është shprehur nga analisti gjeostrategjik grek, Efthymios Petrou.

“Pasi nuk është refuzuar pa mëdyshje nga z.Denias, mundësia e njohjes mbetet e hapur. Unë nuk e përjashtoj”, tha analisti.

Që nga shpallja e pavarësisë më 2008, anëtarësimi në NATO ka qenë një nga prioritetet kryesore të Kosovës.

“Gjemb” mbetet fakti se katër vende anëtare të NATO-s, përfshirë Greqinë, nuk e njohin Kosovës dhe sepse dialogu mes Serbisë e Kosovës nuk ka shënuar progres.

Në të njëjtën kohë, analisti gjeostrategjik e sheh mundësinë që NATO-ja qëndron prapa një presioni të mundshëm ndaj Greqisë për ta njohur Kosovën.

“Është një politikë e përgjithshme e NATO-s për t’i përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe Kosovën. Të gjitha vendet anëtare duhet të pajtohen për këtë. Nëse disa shtete si Greqia nuk e njohin atë, atëherë anëtarësimi nuk do të shkojë përpara”, theksoi analisti Petrou.

Megjithatë, Christodoulos Giallouridis, profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Panteionit, tha se Greqia nuk do ta njohë Kosovën.

“Nëse nuk ka dobi për Greqinë që ta njohë atë, sepse atëherë do t’u jepte fund raporteve tradicionalisht miqësore me Serbinë. Nëse vazhdon me njohje, atëherë ka shumë gjasë që Serbia do ta njohë pseudo-shtetin e Qipros si hakmarrje”, theksoi ai.

E njëjta pikëpamje për njohjen shprehet edhe nga Petroi, i cili thekson se është e mundshme që serbët do ta njohin formacionin e Qipros Turke si kundërpërgjigje ndaj njohjes së mundshme të Kosovës nga Greqia, ndonëse ligjërisht nuk është i njëjti problem.

“Greqia ka marrëdhënie tradicionale me Serbinë dhe e cilëson si pendë ndaj qarkut mysliman. Njëkohësisht, përpjekja e Turqisë për ta infiltruar Serbinë përmes marrëveshje për tregti e biznes do të duhej të ishte shqetësim”, theksoi ai.

Analistët në të kaluarën kanë argumentuar se rishikimi i baraspeshës së fuqisë dhe zvogëlimi gradual i ndikimit të NATO-s në rajon në vjetët e fundit ka bërë që NATO-ja të përpiqet që ta rifitojë terrenin e humbur dhe ta riintegrojë Kosovën, duke i fuqizuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result