Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi në parlament se të gjitha trupat britanike në Afganistan do të kthehen në shtëpi.
Johnson tha se shumica e 750 trupave britanike të mbetura në Afganistan tashmë është tërhequr.
Njoftimi i jep fund përfshirjes 20-vjeçare ushtarake të Britanisë së Madhe në Afganistan.
Megjithatë, Johnson deklaroi se ”shpresoj se askush nuk do të tërheqë përfundimin e gabuar se largimi i forcave tona në një farë mënyre do të thotë fund i angazhimit tonë në Afganistan”.
Kryeministri premtoi 58 milionë sterlina për forcat e sigurisë dhe mbrojtjes të Afganistanit dhe 100 milionë në ndihmë për zhvillimin.
Një numër i vogël i trupave britanike do të lihen pas për të mbështetur një forcë të udhëhequr nga SHBA-ja për të mbrojtur diplomatët në Kabul, ku Zyra e Jashtme e BM synon të mbajë vendndodhjen e ambasadës së saj.
Ministria e Mbrojtjes nuk ka specifikuar se sa trupa britanike do të mbeten, por media lokale raporton se në radhë të parë, këto trupa nuk do të ruajnë ambasadën britanike.
Njoftimi i BM pason vendimin e Presidentit të SHBA-së Joe Biden për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në Afganistan deri më 11 shtator 2021, 20 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 që shkaktuan luftën.
Gjithsej, 457 ushtarë britanikë kanë vdekur në Afganistan.