Kina do të dërgojë 431 sportistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, si pjesë e një delegacioni prej 777 anëtarësh, më i madhi në një Olimpiadë jashtë Kinës.
Ekipi përfshin 298 sportiste femra, dyfish më shumë se meshkuj – 133. Ata dallojnë në moshë nga 14-vjeçarja Quan Hongchan deri te 52-vjeçari Li Zhenqiang.
“Ky është delegacioni më i madh ndonjëherë Olimpik që Kina ka dërguar jashtë shtetit”, tha Gao Zhidan, zëvendësdrejtori i Administratës së Përgjithshme të Sportit të Kinës.
Delegacioni në Lojërat e Pekinit në vitin 2008 ishte më i madh, me 1099 persona, përfshirë 639 sportistë. Kina pret të fitojë medalje të arta në pingpong, badminton, gjimnastikë, peshëngritje dhe qitje.
Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të nisin më 23 korrik dhe do të përfundojnë më 8 gusht.