Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere. E përditshmja “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të martën se Ronaldo tashmë i ka njoftuar krerët e Juventusit për vendimin e tij që të mbetet në Torino. Mësohet se portugezi gjithashtu ka bërë me dije se me datën 25 korrik do t’i bashkohet klubit për fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.
Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri vitin e ardhshëm dhe synimi i tij është ta rinovojë edhe për një vit, pasi dëshiron ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me “Zonjën e Vjetër”.
Portugezi 36-vjeçar është pjesë e Juventusit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Real Madridi dhe edicionin e shkuar, ai shënoi 36 gola në 44 ndeshje. Ai gjithashtu, ishte edhe golashënuesi më i mirë në “Euro 2020” me pesë gola të realizuar.