Britania nuk arriti t’i përgjigjej me efikasitet pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike “nuk reagoi mjaft shpejt” në fazat e hershme të pandemisë, deklaroi një ekspert i shërbimit shëndetësor britanik.

Këshilltari Jeremy Farrar kritikoi ngadalësinë e reagimit fillestar të qeverisë ndaj pandemisë në një intervistë me ”Times”.

Komentet e Jeremy Farrar vijnë përpara librit të tij të ri ”Spike: The Virus vs The People”, i cili detajon rrëfimin e tij për shpërthimin e pandemisë Covid-19.

Farrar, i cili është gjithashtu drejtori i ”Wellcome Trust”, i tha gazetës ”Times” se ”në fazat e hershme të shpërthimit ishte e qartë se reagimi i qeverisë duhej të ishte i modelit ushtarak”.

“Sigurisht në jetën time, dhe madje edhe në 100 vitet e fundit nëse përjashtoni luftën, nuk mund të mendoj se ka pasur një ngjarje të tillë përçarëse në botë”, shtoi ai.

“Në tremujorin e parë të vitit 2020 ishte shumë e qartë se kjo do të prekte çdo aspekt të shoqërisë, nga ekonomia te puna te arsimi, kudo. Një pandemi në rritje eksponenciale”, shtoi ai.

Share This Article