Nëkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria Kurti po fshihet prapa dialogut.
Haziri në një intervistë në Interaktiv, tha se nuk po sheh gatishmëri të kryeministri Albin Kurti që dialogun ta shtyjë si prioritet të lartë.
“Slogani ‘Takohem, bisedoj, por nuk negocioj’, është i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës. Edhe prioritet i lartë, edhe negocimi duhet me qenë dy parimet kryesore të kësaj qeverie në mënyrë që ta mbyllë këtë çështje. Momentumi që po krijohet është në favor të Kosovës, por po ndodh e kundërta”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se Kurti nga bisedimet po rrëshqet në negociata dhe kjo sipas tij, është gjë e mirë.
“Nëse vazhdon me shtjerr agjendën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë mbi parimet që ia kemi dorëzuar, LDK-ja e mbështet dialogun, edhe e mbështet Qeverinë me mbyll”, ka thënë ai.




