Në ditën e dytë të takimit të Ministrave të Mjedisit të vendeve të G20-ës të organizuar nga Italia kryesuesja e radhës, ministrat u zotuan të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar sfida të tilla si ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit, ndotja dhe përdorimi i paqëndrueshëm i burimeve natyrore.
Nëpërmjet një deklarate, është vënë theksi në mbrojtjen e biodiversitetit dhe shqetësimi serioz për shëndetin e oqeaneve dhe deteve për arsye nivelit të lartë të emetimeve të gazrave dhe ndryshimeve klimatike.
Ministrat pranuan ndikimin serioz të mbetjeve plastike në ekosistemin detar, ndërsa bënë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve kombëtare e rajonale në këtë drejtim. Ata inkurajuan ndërgjegjësimin e komunitetit për të ulur ndjeshëm plastikat njëpërdorimshme.
Ministrat e Mjedisit të G20-ës premtuan “të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm”, dhe një tranzicion të drejtë në ekonomi, duke marrë parasysh nivele të ndryshme të zhvillimit.