Zv.prokurori kroat jep detaje për aksidentin tragjik: Njërin prej shoferëve për një moment e ka zënë gjumi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq ka folur pas hetimeve të para rreth aksidentit tragjik në Kroaci të autobusit të linjës Frankfurt-Kroaci.

“Sipas fakteve të vërtetuara deri më tani, bëhet fjalë për një autobus që ka dal jashtë rrugës. Autobusi udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë. Drejtuesi i autobusit u kap në vendin e ngjarjes, ndërkohë u arrestua, po ndërmerren veprime të tjera provuese për fillimin e procedimit penal”, tha fillimisht ai, shkruan Dnevnik.hr.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrën jo të duhur, ai nuk e përdori shiritin e trafikut, duke u aksidentuar. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani”, tha Pranjiq, transmeton Telegrafi.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por këtë do ta vërtetojmë më vonë”, shtoi Pranjiq.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaurar se në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë pranuar rreth 45 të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndryshe, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka udhëtuar drejt Kroacisë.

Share This Article