Një foshnjë tre javëshe është në kujdesin intensiv duke luftuar me Covid, teksa ekspertët paralajmërojnë për rrezikun ndaj të rinjve.
Nuk dihet se nëse është djalë apo vajzë, si dhe si e ka marrë virusin.
Infektimet vijnë pas raporteve se dy fëmijë nën 19 vjeç ishin në spital në Irlandën e Veriut duke u trajtuar për virusin.
Ministri i Shëndetësisë Robin Swann, ka folur në lidhje me rastin ku ka thënë se po bëjnë të pamundurën për t’u qëndruar pranë pacientëve.
“Unë nuk do të flas për ndonjë rast individual sepse kjo nuk do të ishte e përshtatshme në pozicionin tim, por në lidhje me pacientët që ne po mbështesim, shërbimi shëndetësor po bën çmos për mbështetje.”- tha ai.
Shkencëtarët kanë thënë që fëmijët shfaqin simptoma të tilla si lodhje, dhimbje koke, ethe, dhimbje fyti dhe humbje të oreksit.
Varianti Delta ka goditur shumë të rinj shumë, pasi sipas The Sun, kanë qenë ta pavaksinuar.