Bashkimi Evropian ka arritur objektivin me procesin e vaksinimit në vendet e bllokut. Presidentja e Komisionit Evropian konfirmoi se 70 përqind e të rriturve kanë marrë një dozë vaksine anti-Covid 19, kurse 57 përqind gëzojnë mbrojtje të plotë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit Bashkimi Europian ka përmbushur objetivat e tij, duke arritur mbrotjen e të paktën 70% të popullatës së vendeve të Unionit.
Në një deklaratë për mediat, Von der Leyen u shpreh se 70 për qind të të rriturve në bllok kanë marrë të paktën një dozë vaksine anti-Covid 19, kurse 57 për qind gëzojnë mbrojtje të plotë.
“Sot ne kemi arritur një moment të rëndësishëm, me 70 për qind të popullatës së rritur të BE-së që kanë marrë një dozë të parë të vaksinës antiCOVID-19. Është një moment me të cilin BE-ja duhet të ndihet krenare”, tha von der Leyen.
“Këto shifra e vendosin Evropën midis liderëve botërorë. Ne kemi ecur mirë, por duhet të vazhdojmë përpjekjet tona”.
Një javë më parë, Komisioni Europian u angazhua të dhurojë të paktën 200 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit, ndërsa Von der Leyen premtoi se deri në dhjetor BE-ja do të dërgojë të paktën 100 milionë doza.
Deri më tani, rreth 122 milionë doza janë dërguar përmes COVAX në 136 vende të bptës, teksas Organizata Botërore e Shëndetit thekson se nevojiten 11 miliardë doza vaksinash për të zhdukur pandeminë.