ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 2 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 4 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 4 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 4 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi për Blick: Kush e pengon arritjen e marrëveshjes së paqes, merr përgjegjësinë e tragjedive

albnews by albnews
26 January, 2019
in Kosova
0
Thaçi për Blick: Kush e pengon arritjen e marrëveshjes së paqes, merr përgjegjësinë e tragjedive
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën zvicerane, ka folur për qëndrimin e tij në Zvicër, për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për rolin e diasporës në forcimin ekonomisë dhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Christian Dorer, kryeredaktorit të këtij mediumi prestigjioz, presidenti Thaçi ka theksuar se më kurrë nuk do të ketë luftë ndërmjet shqiptarëve edhe serbeve nëse arrihet një marrëveshjeje e paqes, e cila mund të arrihet në muajt e ardhshëm.

“Kush pengon arritjen e marrëveshjes së paqes, merr mbi supe përgjegjësinë e tragjedive të tjera ndëretnike shqiptaro-serbe e ndoshta edhe më gjerë”, ka paralajmëruar presidenti Thaçi.

RelatedPosts

“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Ai ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës, duke thënë se ajo do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe botë.

Kjo është intervista e plotë e presidentit Thaçi për Blick:

Z. President, dikur keni jetuar si refugjat dhe si student në Zvicër. Si po e përjetoni rikthimin tuaj këtu?

Hashim Thaçi:  Më shumë kënaqësi dhe nostalgji i kujtoj vitet e mia në Zvicër. Ishin vitet më të qeta ndonjëherë. Zvicra më dha mbrojtje në kohën kur për shkak të rezistencës sime kundër regjimit të Millosheviqit është dashur ta braktis vendin tim. Djali im lindi këtu. Ai gjithashtu ka një imazh shumë pozitiv për Zvicrën.

Kosova përsëri gjendet në ballinat e mediave ndërkombëtare, sepse ju doni të themeloni një ushtri. Pse po e bëni ketë?

Hashim Thaçi:  Ky ishte vendim i natyrshëm i një vendi të pavarur. Falë NATO-s, Kosova është një nga vendet më të sigurta në Evropë. Ne duam të bëhemi anëtar i NATO-s dhe kjo është e mundur vetëm me ushtrinë tonë. Ne duam t’i kontribuojmë paqes dhe stabilitetit. Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë shumetnike me standardet e NATO-s. Në të vërtetë, nuk jemi shumë herët, por shumë vonë me të.

Pse?

Hashim Thaçi: Ishte gjithnjë e qartë se e donim ushtrinë tonë. Por, së pari na është dashur mbështetja nga të gjithë vendimmarrësit.

Çfarë do të thotë kjo për trupat zvicerane të KFOR-it në vendin tuaj?

Hashim Thaçi: Themelimi i ushtrisë sonë nuk ka ndikim në rolin e paqeruajtësve të KFOR-it në Kosovë. Gratë dhe burrat zviceranë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.    

Serbia reagoi ashpër me dhunë. A po e rrezikon ushtria e Kosovës procesin e paqes?

Hashim Thaçi:  Reagimi i Serbisë ishte i motivuar politikisht dhe armiqësor, i nxituar dhe pa argumente. Vendimin për krijimin e ushtrisë e merr Kosova, jo Serbia. Mbi të gjitha, ne nuk pranojmë këshilla nga vendi më anti-NATO në rajon, siç është Serbia.

Një vit më parë, ju thatë në një intervistë për Blick se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë më të mira se kurrë. A është edhe më tutje kështu?

Hashim Thaçi: Natyrisht, ka vështirësi mes dy vendeve, por si dy shtete jemi shumë të fokusuara në negociatat për një paqe përfundimtare. Procesi udhëhiqet nga BE, i mbështetur nga SHBA dhe, me sa duket, do të pranohet edhe nga Rusia. Në fund, Kosova do të jetë anëtare e OKB-së dhe plotësisht e njohur nga të gjitha vendet, përfshirë Serbinë. Përvoja ime dy dekadash me negociata tregon se kur Kosova është në krahë me SHBA-në dhe BE-në, duhet të guxojë të hyjë në procese ndonjëherë sfiduese, por të sigurta në sukses.

Çka iu bënë juve kaq optimist?

Hashim Thaçi: Paqja është një domosdoshmëri. Ne punojmë shumë në këtë drejtim. Dëshiroj një marrëveshje të balancuar për të dyja palët. Paqja nuk ka alternativë! Optimizmi im vjen nga dëshira e njerëzve për paqe dhe zhvillim, e jo konflikte e regres.

Shumë njerëz kanë frikë se lufta mund të jetë alternativa?

Hashim Thaçi: Jo, kurrë më nuk do të ketë luftë mes shqiptarëve edhe serbeve – pikërisht falë kësaj marrëveshjeje të paqes, që mund të arrihet në muajt e ardhshëm. Kush pengon arritjen e marrëveshjes së paqes, merr mbi supe përgjegjësinë e tragjedive të tjera ndëretnike shqiptaro-serbe e ndoshta edhe më gjerë.

Çështja më e diskutueshme është shkëmbimi i territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çfarë do të bëni?

Hashim Thaçi: Marrëveshjet e paqes synojnë balancimin e interesave të palëve. Kosova ka pasur sukses, sepse gjithmonë ka bërë kompromise me bashkësinë ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë do të rregullonte të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës: personat e pagjetur, refugjatët, bashkëpunimin ekonomik, Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe, mbi të gjitha, kufirin mes dy vendeve. Marrëveshja do të jetë përfundimtare.

Kur do të arrihet marrëveshja e paqes?

Hashim Thaçi: Rruga drejt paqes patjetër do të jetë shumë më e shkurtër se periudha e gjatë e konflikteve të së kaluarës. 13,000 kosovarë u vranë nga shteti serb, 20,000 gra u përdhunuan dhe më shumë se një milion njerëz janë detyruar të shpërngulën. Fatkeqësisht, asnjë nga këto ngjarje nuk janë trajtuar në ndonjë gjykatë deri më sot. Megjithatë, ne nuk mund të jetojmë në të kaluarën, por duhet të shohim përpara. Ne kemi nevojë për vendime, në mënyrë që mos të përsëritet historia. Me paqe do të fitojnë të gjithë, me luftë do të humbasin të gjithë. Njerëzit nuk duan më luftë, por paqe, drejtësi, zhvillim dhe mirëqenie.

Njerëzit nuk duan kurrë luftë, por politikanët gjithmonë i nxisin luftërat…

Hashim Thaçi: Po, ka ende njerëz në Serbi dhe Kosovë që flasin për luftë. Kjo është e rrezikshme. Kjo e bën marrëveshjen e paqes edhe më të rëndësishme. Nëse dështojmë të arrijmë marrëveshje tani, nuk mund të përjashtoj që në të ardhmen do të ketë përsëri konflikt. Ne vërejmë se nacionalizmi dhe radikalizmi po rriten në të dyja anët. Tani është momenti më përshtatshëm për paqen.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result