Del në ankand një fetë torte, e ruajtur që nga viti 1981. Bëhet fjalë për ëmbëlsirën e dasmës se princit Charles dhe princeshës Diana. 700 dollarë është vlera fillestar por admiruesit pritet te ngrënë çmimin në vlerë marramendëse.
E gatuar 40 vjet me parë, një copë tortë nga dasma mbretërore e Princit Charles me Lady Diana Spencer do të dalë në ankand në Britani muajin e ardhshëm.
U ruajt prej kaq kohësh nga Moyra Smith, një anëtare e familjes mbretërore . Feta e tortës është një prej 23 ëmbëlsirave zyrtare të dasmës së 29 korrikut në 1981.
Zonja Smith e mbante ate në një tavë të vjetër tortash, mbi kapakun e së cilës ngjiti një etiketë të punuar me dorë: “Trajtoje me kujdes – ëmbëlsira e dasmës së Princit Charles & Princeshës Diana” .
Torta përmban një zbukurim të sheqerosur të stemës mbretërore me ngjyrë ari, të kuqe, blu dhe argjend.
Qershia ka një stemë mbretërore me ngjyrën e arit, të kuqe, blu dhe argjendi, së bashku me një patkua të vogël argjendi dhe gjethe. Ajo përshkruhet si “pjesërisht e plasaritur” dhe me “dëmtime të lehta”, por keto detaje nuk përbëjnë problem për admiruesit.
Shtëpia e ankandit nuk ka zbuluar shumë detaje, por pritet që vlera fillestare e tortës të jetë rreth 700 dollarë. Këshillohet të mos konsumohet, pavarësisht ruajtjes së saj në gjendje të mirë. Nuk është hera e parë që pjesa e tortës së dasmës së Ledy D me Princ Carls, dalin ne ankand. Një copë tjetër torte u shit 33 vjet pas pjekjes së saj, me vlerë 1.600 dollarë.