ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 10 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 10 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 10 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 13 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dashuria e Beau Bidenit për Kosovën

albnews by albnews
1 August, 2021
in Bota, Kosova
0
Dashuria e Beau Bidenit për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Është një nder i madh për ne që po e njihni trashëgiminë e djalit tonë, Beau. Beau e bënte me zemër punën e tij në Kosovë. Ai ra në dashuri me vendin tuaj”, ka thënë presidenti Biden, pasi homologia Vjosa Osmani e nderoi të birin e tij të ndjerë me Medaljen Presidenciale të Sundimit të Ligjit. Magjistralja Ferizaj-Gjilan mban emrin e djalit të zotit të Shtëpisë së Bardhë. Beau Biden shërbeu në Kosovë si trajnues i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Mezi është mbajtur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur ka falënderuar popullin e Kosovës, pasi presidentja Vjosa Osmani e nderoi të birin e tij, Joseph Beau Biden III me medaljen presidenciale të sundimit të ligjit për kontributin e dhënë gjatë trajnimit të gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës.

“Faleminderit, presidentja Osmani. Unë jam këtu në sallën kryesore të Shtëpisë së Bardhë dhe me fëmijët e Beaut. Nipërit e mi, Natalie dhe Hunter, janë pikërisht atje, janë larg, por i kam në ekran dhe vetëm duam të themi se kjo është e pabesueshme. Dhe dua ta falënderoj Republikën e Kosovës për këtë medalje”, është shprehur Biden në një video-mesazh të postuar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Beau Biden punoi si avokat në Departamentin amerikan të Drejtësisë gjatë kohës kur shërbeu në Kosovë. Beau vdiq më 2015 nga kanceri në tru në moshën 46-vjeçare. “Beau, thënë thjesht, për ne ishte njeriu më i mirë që ndonjëri prej nesh e ka njohur”, deklaronte Joseph Biden, atëherë zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një vit më vonë, Joe Biden erdhi me familje sërish në Kosovë ku mori pjesë në përurimin e magjistrales Ferizaj-Gjilan, që mban emrin e të birit të ndjerë. Presidenti amerikan ka kujtuar edhe gjatë fjalimit falënderues përshtypjet e familjes, sidomos të fëmijëve të Beau Biden.

 “…. erdhi sepse i donte njerëzit, historinë e këtij vendi të jashtëzakonshëm”

“Ai jo vetëm që jepej shumë pas punës, por ai vërtet erdhi, sepse i donte njerëzit, historinë e këtij vendi të jashtëzakonshëm”, deklaronte Bideni në ceremoninë e emërtimit të rrugës pesë vjet më parë. “Në këtë pikë, duhet të fokusohemi në atë çfarë përfitojmë. Duhet të fokusohemi për çfarë angazhohej Beau dhe duhet t’ia kushtojmë jetën përmbushjes së atyre për çfarë angazhohej ai. Kështu e shohim Hunter dhe unë, familja ime e shohim këtë ditë”, theksoi tashmë presidenti amerikan. “Kështu e shohim krejt këtë, që ta dimë se pas pesë, dhjetë, njëzetë, gjashtëdhjetë vjet më vonë që nipërit e mi, stërnipat e mi, sepse ju siguroj se çdo Biden i lindur do të udhëtojë, çdo Biden i lindur do të udhëtojë që ta shohë këtë monument për babanë, gjyshin dhe stërgjyshin e tij”.

Bideni ka folur edhe në videon-mesazhin e fundit për rëndësinë që ka nderimi që Kosova ia bën familjes Biden.

“Është një nder i madh për ne që po e njihni trashëgiminë e djalit tonë, Beau. Beau e bënte me zemër punën e tij në Kosovë. Ai ra në dashuri me vendin tuaj. Dhe unë i kam pasur fëmijët e mi me vete, edhe stërnipat e mi, fëmijët e tij, dhe i thashë Nataliet dhe Hunterit, dhe Jillit dhe vëllait të tij, dhe motrës së tij, krejt familjes, se kjo ka rëndësi shumë të madhe për ne, për mbarë familjen”.

Pas çlirimit të Kosovës më 1999, Bideni, atëherë senator, informohej nga i biri Beau Biden, i cili u angazhua si pjesë e misionit të OSBE-së.

Demokrati e vazhdoi përkrahjen për Kosovën edhe pas përfundimit të luftës. Kësaj radhe për zbardhjen e krimeve serbe. Nëpërmjet një fjalimi para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, të cilin dikur edhe e drejtoi, ai i numëroi krimet e rënda dhe përdhunimet sistematike nga forcat serbe.

“E dini, ju i tregoni botës dhe po vazhdoni t’i tregoni botës kur shtetet vendosin të ngrihen bashkërisht, për ta mposhtur tiraninë dhe për të ndërtuar shoqëri. Më duhet ta them përsëri, kjo nuk është e gjasshme, kjo është e vërtetë.”, deklaronte Joe Biden më 2016 para ushtarëve amerikanë në Bondsteel.

“Pesë vjet më parë unë solla krejt familjen Biden në Kosovë kur u emërtua një rrugë magjistrale me emrin e Beaut. Ishte jashtëzakonisht prekëse për ne. Vetëm një vit pasi ne e humbëm Beaun, djalin tonë, të shihnim se si po nderohej kujtimi për të”, ka deklaruar në video-mesazh shefi i Shtëpisë së Bardhë. “Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës krejt popullit të Republikës së Kosovës. Beau ra në dashuri me vendin tuaj dhe ai besoi fort në pavarësinë dhe demokracinë tuaj”.

Joseph Biden: Beau më bëri person më të mirë

Këtë rast e shfrytëzoi për të rikonfirmuar përkrahjen ndaj popullit të Kosovës dhe për t’ia tërhequr vërejtjen rreth një rreziku që po e kanoste. Tha se korrupsioni është “kanceri” që gërryen materien e çdo shoqërie. Bideni foli edhe për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në dhjetorin e vitit 1972, pak javë pasi Bideni fitoi zgjedhjet për senator në Delaware, bashkëshortja Neila dhe e bija njëvjeçare, Naomi, vdiqën në një aksident trafiku. Djemtë e tyre, Beau 3 vjeç dhe Hunter 2 vjeç, e mbijetuan aksidentin.

Beau u bë pjesë e Ushtrisë amerikane dhe fitoi gradën major më 2003. U nderua me medaljen Ylli i Bronztë për shërbimin e tij në Irak. Mediat amerikane shkruanin pas vdekjes së Beaut se ai padyshim se ishte djali më i preferuar i Joseph Bidenit. Ai kishte ndjekur hapat e babait, duke ndjekur karrierë në shërbim të vendit. Ishte prokuror i përgjithshëm i Delwaret dhe po përgatitej për garën zgjedhore për senator në kohën kur ishte në ditët e fundit të luftimit të sëmundjes. Ndryshe nga vëllai Hunter, Beau kishte jetë modeste pa skandale, shkruanin mediat amerikane. Ishte pjesë e fushatave të viteve 2008 dhe 2012 kur babai i tij garoi si bashkëkandidat me presidentin Barack Obama.

Edhe pesë vjet pas vdekjes së tij, vazhdon të ruhet kujtimi për Beaun. Më 2020, Joseph Bideni rrëfeu për humbjet e familjarëve për të fuqizuar lidhjen me votuesit. Shpesh ka folur edhe për Beaun. Në natën e fundit të Konventës Demokrate, u transmetua edhe një video-montazh për jetën e Beaut.

“Beau është me mua çdo ditë. Nëse do të ishte këtu sonte, do të ma kujtonte: ‘Thjesht ji vetja’. Unë jam person më i mirë për shkak të tij”, do të shkruante në llogarinë e tij Biden pas transmetimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result