Hakerë të panjohur kanë kryer vjedhjen më të madhe të të dhënave në histori të Rusisë, me çka e kishin kërcënuar projektin për internet të pavarur për të ruajtur interesat kombëtare, që e kishte miratuar personalisht Presidenti i Rusisë, Putin.
Grupi i hakerëve kanë arritur të vjedhin gjithsej 7,5 terabajt të dhëna nga kompania e cila punon me Shërbimin Federal për siguri pasardhëse e të famshmes KGB.
Besohet se një pjesë e këtij materiali do ti përcillet medieve në mbarë botën për të njoftuar publikun.Grupi hakerëve të cilët veten e kanë quajtur “0v1ru$” kanë mundur të hyjnë në kompaninë ruse “SAJ TEK”, e cila së bashku me SHFS-snë kanë punuar në këtë projekt për të ndërtuar internetin e pavarur rus.