ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 8 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 9 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 9 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 9 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kritikohet qasja e Ramës karshi Kosovës, raportet mes dy vendeve jo në nivelin e duhur

albnews by albnews
7 August, 2021
in Albania, Kosova
0
Albin Kurti nuk e uron Edi Ramën për fitoren
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Raportet Kosovë- Shqipëri nuk po vlerësohen se janë në nivelin e duhur, e kjo për shkak të qasjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe mungesa e komunikimit të dy kryeministrave shqiptarë, kështu thonë deputetët dhe njohësi i çështjeve politike.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, tha se raportet me Shqipërinë duhet të jenë të lidhura si në të kaluarën, pasi Kosova pa Shqipërinë nuk mund të funksionojë si duhet.

RelatedPosts

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, reagon Veliaj: Dekreti presidencial është antikushtetues, mandati nuk është personal

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

“Unë konsideroj që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet me qenë të lidhura në mënyrën më të mirë të mundshme siç kanë qenë edhe në të kaluarën. Mendoj që Kosova nuk kishte mundur të funksionoj pa Shqipërinë, nuk kishte mundur as deri këtu pa të dhe e shoh si një trup të përbashkët të ndarë në dy pjesë me një shpirt”, tha Beqa.

Sipas Beqës kryeministri Kurti duhet ta lërë arrogancën e tij dhe të krijoj raporte më të mira e bashkëpunuese me kryeministrin Rama, pasi deri më tani nuk ka parë ndonjë avancim apo bashkëpunim nga ta.

“Tani jemi me dy Qeveri dhe mendoj që kryeministri Kurti duhet të krijoj raporte më të mira dhe bashkëpunuese me Shqipërinë dhe ashtu nëse marrim atë Albin Kurtin e fushatave e ka pasur plot gojën bashkim kombëtar, plot gojën e krijimit të mundësive për investime të përbashkëta dhe premtime tjera të biznesit dhe kulturës, por që nuk po shoh ndonjë avancim në këtë drejtim. E vlerësoj rolin e Edi Ramës, dhe pres që dy kryeministrat shqiptarë të bashkëpunojnë në emër të qytetarëve”.

“Kryeministri akoma sillet si ai Kurti i opozitës, në sjellje e shohim që nuk bëhet debat dhe ajo arroganca e votave të tij nuk po e lejon me gjetë formën e bashkëpunimit, dhe që tashmë ai duhet të sillet si një lider institucional dhe jo si i opozitës”, theksoi tutje ai.

E njohësi i çështjeve politike, profesori Afrim Hoti, tha se duhet pranuar fakti që Kosova nuk ka trajtimin e duhur sikurse shtetet e tjera, dhe që ndihma e Shqipërisë është më se e domosdoshme.

“Ka hapësirë se si duhet të përmirësohen raportet, sepse duhet të pranojmë faktin që Kosova nuk ka trajtimin as në kuptimin rajonal të njëjtë sikurse shtetet e tjera, dhe në këtë drejtim ndihma e Shqipërisë është e domosdoshme. Mendoj që bashkëpunimi në mes dy shteteve është e pa alternativë, është rrugë njëdrejtimëshe, dhe e shohim që qeveritë vinë e shkojnë, dhe ajo që më së paku na duhet janë raportet e ngrira në mes Kosovës dhe Shqipërisë”, theksoi tutje Hoti.

Hoti po ashtu tha se ka një neglizhencë të raporteve dhe bashkëpunimit, dhe kjo shihet si diçka negative për dyja vendet në përgjithësi.

“Në kuptimin e bashkëpunimit rajonal gjithsesi që flitet për sukses, por në raport me Kosovën faktikisht çështja shënon një neglizhencë dhe kjo për faktin e ngërçit në kuptimin e raporteve personale, sepse jo vetëm tash me kryeministrin Kurti por edhe me kryeministrat paraprakë parimisht kanë reflektuar raportet personale me autoritetet në Shqipëri sepse liderët përkatës kanë promovuar raportet më të mira qoftë me presidentin apo me kryeministrin e Shqipërisë dhe kjo në fakt duhet të shihet si diçka negative e në veçanti duke u nisur nga fakti se çfarë raporte kanë dy shtetet”, tha Hoti.

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se Kosova ka shumë pika të përbashkëta me Shqipërinë dhe se nuk duhet anashkaluar interesat e vendit tonë.

“Sa i përket kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mendoj që ai i njeh politikat e Shqipërisë dhe interesin e vendit por për të mos anashkaluar në shumicën e rasteve edhe interesin e Kosovës. Ne kemi shumë pika që na bashkojnë me kryeministrin e Shqipërisë por në rastin e Mini-Shengenit besoj që ka gabuar, dhe që Kosova me të drejtë nuk ka marrë pjesë në takim”, tha Lekaj.

Mes tjerash ai thotë se si vend nuk duhet të hymë në ujëra të turbullta, duke përfshirë këtu edhe ekonominë e dobët, dhe interesat e përbashkëta për të dyja vendet.

“Ne si Kosovë nuk guxojmë të hymë në ujëra të turbullta ku dihet që edhe ekonomikisht jemi dobët dhe ai që e ka kapitalin dhe ka tregun mund të ndikojë në politika”, theksoi tutje ai./Ekonomia Online/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result