Shpëtohen 1 mijë emigrantë, anija qëndroi me ditë të tëra në det, e refuzuan 3 shtete

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 800 emigrantë janë shpëtuar nga mbytjet në ditët e fundit nga organizatat humanitare.

250 prej tyre kanë zbarkuar në Siçili këtë të shtunë, ndërsa është dhënë leja edhe për 500 të tjerë, të cilët do të ndalojnë në portin e Pozallos.

Organizatat janë përballur edhe këtë herë me refuzimin e pritësve, teksa të dy anijet kanë qëndruar me ditë të tëra në detin Mesdhe duke kërkuar leje urgjente për të zbarkuar në një port të sigurt. Madje edhe duke dhënë alarmin se migrantëve po u përkeqësohej shëndeti.

Ata kishin paralajmëruar më herët se po u mbaronin ilaçet, dhe se disa persona në bord po vuanin nga dehidratimi dhe të tjerë kishin infeksione të lëkurës.

“Ajo që na nevojitet është një vend i sigurt për t’i zbarkuar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zëdhënësja e ekuipazhit  duke shtuar se 118 të mitur përfshirë 13 fëmijë të moshës nën 12 vjeç ishin në mesin e atyre në bord.

Fillimisht kërkesat i ishin drejtuar Maltës e cila i refuzoi ndërsa Tunizia dhe Libia nuk u përgjigjën.

Pothuajse 1.000 njerëz kanë vdekur në këtë rajon gjatë këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin .

Share This Article