Kledi Kadiu ka qenë një nga 20 mijë shqiptarët që shkuan drejt Italisë me anijen”Vlora”.
Sot është ndër balerinët më të suksesshëm atje dhe ka sjell atë ditë të 30 viteve më parë përmes kujtimeve.
“Ishte mengjesi i dates 8 gusht 1991 kur zbarkova për herë të parë në Itali. Kanë kaluar 30 vjet dhe kujtesa është akoma aq e gjallë në mua. Unë dhe 20,000 bashkatdhetarë të tjerë sapo i kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës dhe ne nuk e kishim idenë se kjo arratisje do të ndryshonte përgjithmonë historinë e dy kombeve.
Kur hipa në atë anije, nuk e dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë”, shkruan ai.