Teka është çështje orësh për të parë Romelu Lukaku me fanellën e Chelsea në këmbim të 115 milionë, një tjetër bombë në merkato shpërthen në Angli dhe këtë herë është për sulmuesin tjetër të Interit, Lautaro Martinez .
Sipas Times, e cila sigurisht nuk është një tabloid, sulmuesi argjentinas do të luajë vitin e ardhshëm për Tottenham : marrëveshja me Interin është arritur për 70 milionë euro cash dhe 20 të tjera në formë bonusesh.
Me shumë mundësi tifozët e Inter nuk do e kapërdijnë dot edhe largimin e Lautaro, teksa Lukaku nesër zhvillon vizitat mjekësore me Chelsea.
Për t’u përcaktuar është nëse Martinez do të luajë si zëvendësues apo së bashku me Harry Kane: mos harroni se kapiteni i ekipit kombëtar të Anglisë kërkohet nga Manchester City.
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2021/August/08/auto_inter-lautaro-978x10241628424033.jpg)