Gjermania gjendet rreth një muaj e gjysmë përpara zgjedhjeve që do të përcaktojnë pasardhësin e kancelares Angela Merkel.
Partia e Gjelbër hapi të hënën fushatën të kryesuar nga Analena Berbok, kandidatja që synon qeverinë dhe Gjermaninë ambientaliste.
Të gjelbrit dolën forcë e parë në sondazhe me emërimin e Berbokut, por një sërë gabimesh dhe skandalesh të sajat, ua kanë ulur sërish mbështetjen popullore.
“Analena Berbok është e vetmja grua që kandidon për kancelare dhe kjo është pozitive. Është për të ardhur për gabimet, por mendoj se ka shanse pasi kandidatët e tjerë janë më keq.”
Shefja e të gjelbërve e ka përqendruar aksionin te motive politike, si e ardhmja pa hidrokarbure, me sistem arsimor më të mirë dhe të aftë për të përballuar krizat klimatike.
Përmbytjet e muajit të kaluar në Gjermani e kanë çuar sërish vëmendjen te temat e mjedisit.
“Kemi zgjedhje dhe mund të votojmë ndryshe këtë herë. Të mos votojmë sa për të thënë ‘të shohim çdo ndodhë’, se e kemi parë gjithë këto vite se çfarë ndodh kur vendosim të presim.”
Një sondazh tregoi ditën e diel se të Gjelbrit janë barabar me socialdemokratët në nivelin 18 për qind të mbështetjes, ndërsa konservatorët e CDU-CSU-së të kancelares Merkel vijojnë të parët me 26 për qind të përkrahjes popullore.
Pyetjes hipotetike se kë do të zgjidhnin direkt për kancelar, 27 për qind e gjermanëve votuan për kandidatin socialdemokrat Olaf Sholz, i dyti Armi Lashet i CDU-së me 14 për qind, dhe e treta më pak e votuara, Berbok, me 13 për qind.