Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, tha një ditë më parë se megjithëse çmimet e naftës janë ulur krahasuar me fillimin e dekadës, vlera e hidrokarbureve po i rëndon buxhetet familjare.
“Ia kemi bërë të qartë OPEK-ut, shteteve që eksportojnë më shumë naftë në botë, se duhet të mo e ulim më prodhimin si gjatë pandemisë pasi na duhet të rimëkëmbim ekonominë globale dhe të ulim çmimet për konsumatorët.”
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ra dakord në muajin korrik që të rritë me 400 mijë fuçi prodhimin ditor, duke nisur nga muaji gusht.
Synimi është që vendet anëtare të nxjerrin të OPEK-ut t’i rikthehen niveleve të para-pandemisë në fund të vitit 2022.
Kriza epidemike e vitit të shkuar uli kërkesën botërore për hidrokarbure, por me dhënien të fund të izolimeve në pjesën më të madhe, benzina dhe nafta këtë vit janë mbivlerësuar në bursa dhe kjo ka shkaktuar rritje të inflacionit në tregjet si Amerika.
Në korrik, çmimi i benzinës në SHBA u rrit me 2,4% nga muaji qershori por ishte 41,8% më e shtrenjtë krahasuar me korrikun e vitit 2020.
Benzina në Amerikë kushtoi të mërkurën rreth 93 centë për litër.