Haradinaj udhëton për në Hagë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fluturimi i kryeministrit të Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj drejt Hagës është shtyrë për disa orë.

Arsye për këtë shtyrje janë vonesat e kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë kosovare.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve ‘Austrian Airlines’”, thuhet në njoftim.

Por Haradinaj ka udhëtuar për në Hagë me aeroplanin privat të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Share This Article