Real Madridi e ka nisur me fitore sezonin e ri në La Liga. “Los Blancos” triumfuan 1:4 në udhëtim ndaj Deportivo Alaves.
Karim Benzema realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 48-të.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Nacho e dyfishoi epërsinë e “Los Blancos”, kurse gjashtë minuta më vonë Benzema e shënoi edhe golin e tretë të ekipit dhe të dytin personal në ndeshje.
Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 65-të nga Joselu nga 11-metërshi.
Ndërkohë në sekondat e fundit të ndeshjes, Vinicius Junior shënoi për epilogun e kësaj ndeshje, Alaves 1, Real Madrid 4.
Kjo fitore e vendos Real Madridin momentalisht në vendin e parë.