Të mërkurën dhe të enjten, më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Kosovës do të hapë dyert për të gjithë bashkatdhetarët.
Kjo bëhet në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.