Thaçi e uron kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Kosovës ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

“Boris Johnson është zgjedhur sot lider i ri i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Në emër të popullit të Kosovës uroj mikun tim Johnson, popullin britanik dhe mirëpres vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”.

Thaçi ka shkruar se Britania e Madhe është partner strategjik, derisa miqësia jonë është e përhershme. 

Share This Article