Britania i dhuron Kenias 407 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vaksinat e dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar iu dorëzuan autoriteteve keniane në Aeroportin Ndërkombëtar “Jomo Kenyatta” në Nairobi

Kenia ka marrë 407 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në Britani me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vaksinat e dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar iu dorëzuan autoriteteve keniane në Aeroportin Ndërkombëtar “Jomo Kenyatta” në Nairobi.

Dr. Patrick Amoth nga Ministria e Shëndetësisë tha se i kanë pranuar 407 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ai tha se në kuadër të luftës kundër COVID-19 do të sigurojnë afërsisht 4 milionë doza të vaksinës në javët e ardhshme.

Share This Article