PARIS – Viktima dhe të lënduar nga zjarret ende jashtë kontrollit në jug të Francës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një viktimë e dytë u regjistrua sot për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë me intensitet të madh në jug të Francës.

“Përveç dy viktimave, 24 banorë dhe pesë zjarrfikës u plagosën”, njoftoi prefektura e Toulon-it.

Flakët në zonën malore të gjirit të Saint-Tropez nuk janë vënë ende nën kontroll dhe rreth 7 000 hektarë tokë janë djegur tashmë nga flakët.

Gati 10 000 persona janë evakuuar.

Prefektura theksoi sot pasdite se “nuk është ende e mundur që banorët të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Rreth 1 200 zjarrfikës, të mbështetur edhe nga ndihma nga ajri, po përpiqen të vënë nën kontroll zjarret, që po shtojnë intensitetin dhe po përhapen për shkak të erërave.

Share This Article