Shqipëria dhe Izraeli festojnë sot 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
MEPJ përkujtoi sot 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve duke theksuar se, “edhe pse shteti i Izraelit u njoh nga qeveria shqiptare që në vitin 1949, marrëdhëniet diplomatike midis tyre u mundësuan vetëm pas rënies së Perdes së Hekurt”.
“Memorandumi i Mirëkuptimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike u nënshkrua në Tel Aviv më 19 gusht 1991”, thekson MEPJ.
“Midis dy vendeve tona ka një histori të përbashkët edhe më të gjatë e cila i bashkon ato në një lidhje të fortë miqësie”, shton MEPJ.
“Duke parë drejt së ardhmes, ne jemi të sigurt se mund të mbështetemi mbi këto baza mjaft solide për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe lidhjet mes dy popujve”, nënvizon MEPJ.