Manastirliu: Dy mjekë në Shqipëri u shëruan nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Shërohen pas infektimit nga koronavirusi dy mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Një lajm të tillë e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në Facebook.

Kështu, shkon në 8 numri i personelit mjekësor që është shëruar tashmë nga ky virus në Tiranë dhe Durrës.

“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, ka shkruar ajo.

Share This Article