Ish-ushtari i UÇK-së në zonën e Dukagjinit, Tomor Morina, është arrestuar në Maqedoni.
Morina është arrestuar para disa orëve nga policia maqedonase, brenda pak çastesh ai pritet të lirohet.
Për ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morinën, Serbia kishte lëshuar fletëarrest.
Express mëson se Morina është ndaluar nga policia e Maqedonisë e cila ka vepruar në bazë të fletarresitit serb të lëshuar kundër tij.
Sipas burimeve të Gazetës brenda autoriteteve maqedonase, Morina pas një bisede informative pritet që të lëshohet në liri.