Fotografi Hazir Reka takon pas 22 vitesh vajzën që e kishe fotografuar në luftë duke qarë

albnews
By
1 Min Read

Fotografi Hazir Reka ka pranuar dhuratë një fotografi që e ka realizuar gjatë luftës në Kosovë.

Këtë dhuratë ia ka bërë vet protagonistja e imazhit prekës, atëherë një vajzë e re e cila kishte përjetuar tmerrin e luftës.

22 vite pasi është shkrepur fotografia, ajo ka falënderuar fotografin Reka për kontributin e tij.

Kështu ka bërë të ditur vet fotografi Hazir Reka përmes një postimi në Facebook.

Ai ka takuar protagonisten e fotografisë, Vjollca Qerimi-Hysenin ndërkaq ka pranuar fotografinë në kornizë me fjalët falënderuese për të.

https://www.facebook.com/hazir.reka/posts/4444708822226560
Share This Article