Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker sot pritet të fillon vizitën e tij në Maqedoni. Ai vjen nga Athina ku pati takime me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias, me përfaqësues të tjerë qeveritarë, si edhe me ish-kryeministrin Aleksis Cipras.
Riker sot pritet të vizitoj Manastirin. Diplomati amerikan pritet të takohet me kreun e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.
Ndërsa nesër në Shkup, sipas paralajmërimit të Departamentit shtetëror, Filip Riker do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë. Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ndihmësssekretari shtetëror i SHBA-së dhe Evropës dhe Euroazisë, do të bisedojë edhe me deputetë dhe me përfaqësues të opozitës./Alsat/