Khabib – Ronaldos: Largohu nga Juventusi, injoro PSG-në dhe rikthehu në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Khabib Nurmagomedov i ka propozuar Cristiano Ronaldos kalimin ën Ligën Premier.

Ylli portugez është afër rikthimit në ligën angleze, mirëpo tani te rivali i qytetit të Manchester United, te City.

Legjenda e UFC-së, Khabib i ka thënë 36-vjeçari se ai duhet të rikthehet në Ligën Premier dhe aty t’i jap fund karrierës.

“Sipas mendimit tim, është më mirë që Cristiano të ndryshojë skuadër”, ka thënë Nurmagomedov në një intervistë për RT.

“Nuk dua t’i fyejë tifozët e Juventusit. PSG? Jo, ata kanë tashmë shumë yje në skuadër. Nëse ai kalon në Angli në fund të karrierës, do të jetë interesante”.

Ronaldo tashmë është më afër kalimit te Manchester City, sidomos pas konfirmimit të Harry Kane se ai do të qëndrojë te Tottenhami edhe për një sezon.

Share This Article