Cristiano Ronaldo është rikthyer në Old Trafford pas 12 vitesh, kur u largua për Real Madridin, në vitin 2009.
Ai ka lënë Juventusin dhe do ta veshë fanellën e Djajve të Kuq edhe njëherë para se t’i varë atletet përgjithmonë.
36-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare dhe fo të fitojë afër 30 milionë euro neto në sezon.
Ai i ka kushtuar Unitedit 15 milionë euro, plus tetë të tjera do t’i jepen Zonjës së Vjetër në formë bonusesh.