Gjithsej 275 refugjatë afganë mbrrin në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak pas mesnatës mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni i tretë me afganë.
Mësohet se në fluturimin e tretë për Shqipëri ka pasur gjithsej 59 afganë, duke e çuar numrin total të refugjatëve nga Afganistani në Shqipëri në 275.

Kryeministri, Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim mirëpritën qytetarët afganë në aeroport.

Ditën e djeshme rreth orës 23:00 mbërriti avioni i dytë në Rinas me 95 pasagjerë, të cilët bashkë me grupin e tretë do të strehoehen në Qytetin Studenti në Tiranë. Ndërsa avioni i parë me refugjatë mbërriti në Shqipëri rreth orës 03:20 të mëngjesit me 121 afganë, të colët janë akomoduar në një në resort turistik, në Durrës. Mes tyre 11 ishin foshnje që prekën tokën shqiptare për një jetë më të sigurt dhe larg luftës në vendin e tyre.

Share This Article