City zbulon statujat e Kompanys dhe Silvas

albnews
By
1 Min Read

Manchester City ka zbuluar statujat e legjendave të klubit, Vincent Kompany dhe David Silva, në stadiumin “Etihad”, para duelit kundër Arsenalit në Premier League.

Ish-kapiteni Kompany u transferua te City nga skuadra gjermane Hamburg në vitin 2008, ndërsa Silva iu bashkua ekipit nga Valencia dy vjet më vonë.

Dyshja pati rol vendimtar në fitimin e katër titujve të Premier Leagues dhe dy Kupave FA.

Këto statuja janë të vendosura në pjesën lindore të stadiumit, ndërsa statujat e tyre janë krijuar nga skulptori Andy Scott.

Një tjetër legjendë e klubit, Sergio Aguero, që u largua drejt Barcelonës këtë verë, do ta ketë statujën e vet po ashtu, në vitin tjetër.

Share This Article