U përcoll sot për në banesën e fundit “Mjeshtri i Madh”, dirigjenti Kujtim Aliaj. Miq dhe kolegë të Kujtimit, të pranishëm në homazhet që u bënë për të në Shkodër, janë shprehur se Kujtimi do të mbetej i paharruar dhe mungesë për Shkodrën dhe artistët.
Këtë të shtunë, Shkodra përcolli për në banesën e fundit “Mjeshtrin e Madh”, dirigjentin, pedagogun dhe organizatorin e palodhur, Kujtim Alija.
Ai u nda nga jeta një ditë më parë pas një viti betejë me sëmundjen, duke lënë një boshllëk të madh në jetën artistike të qytetit të Shkodrës, por jo vetëm.
Artistë, miq, kolegë të Kujtimit, si Bujar Qamili, Alfred Kaçinari, etj. të prekur nga humbja shprehen se ai do të mbetet i paharruar dhe ka lënë pas një vepër të madhe.
Aliaj kontribuoi pareshtur në artin dhe kulturën shqiptare duke u kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës.
Gjatë karrierës së tij të pasur, Aliaj ka fituar një sërë çmimesh.