Në Kosovë arriti grupi i parë i afganëve, prej rreth 100 personash, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan me një avion të forcave ajrore amerikane.
Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin “Adem Jashari” kanë dalë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett. Po ashtu, aty janë edhe Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm, Armend Mehaj, përkatësisht Xhelal Svecla.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mediea, e cila ka thënë se të ardhurit janë ish të puënsuarit e aletaëve në Afganistan dhe familjarë të tyre.
“Treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert por edhe zemrat tona. Si njerëz që kemi qenë viktima të pushtetit gjenocidal i kuptojmë cfarë do të thotë të ikësh nga shtepia jote. Do të bashkëppunojmë me aletatrët në mënyrë që kjo tragjedi paqësore të pakësohet dhe mënyrë që ata të ndihen më të sigurtë”, ka thënë ajo.
Qeveria e Kosovës ka thënë se do të strehojë përkohësisht rreth 2000 afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.
Kosova tashmë ka miratuar mbrojtjen e përkohshme për afganët që kanë punuar me forcat amerikane, me ato të NATO-s dhe për familjet e tyre. Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.