Në aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në fshatin Bernjak të Komunës së Rahovecit, kanë humbur jetën tre presona dhe tre të tjerë janë lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj e ka konfirmuar lajmin, duke pohuar se viktima janë dy meshkuj e një femër.
“Më datë 26.07.2019 në ora 16:30, stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësorë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj e një femër”, ka njoftuar Beqiri.