“The Guardian” ka mbledhur dëshmi nga azilkërkuesit afganë dhe ka siguruar një raport ekskluziv nga Këshilli Danez i Refugjatëve (DRC) që dokumenton rreth 60 lëvizje të paligjshme që supozohet se janë ndodhur ndërmjet datave 19-29 gusht.
Ndërsa forcat aleate luftuan për të evakuuar mijëra refugjatë nga Kabuli, policia kroate dyshohet se po grabit dhe i shtyn që të shkojnë për strehim në Bosnjë Hercegovinë.
“The Guardian” ka mbledhur dëshmi nga azilkërkuesit afganë dhe ka siguruar një raport ekskluziv nga Këshilli Danez i Refugjatëve (DRC) që dokumenton rreth 60 lëvizje të paligjshme që supozohet se janë ndodhur ndërmjet datave 19-29 gusht.
Sipas viktimave, policia kroate ka ushtruar ndaj tyre dhunë fizike dhe psikologjike duke i grabitur gjithashtu edhe sendet personale me vlerë. Gjysma e afganëve që u dërguan në Sarajevë ishin të mitur.
“Ata na vodhën paratë dhe telefonat,“- thotë Zihaul al-Haqq, 25 vjeç, me origjinë nga Baghlan, në Afganistanin verior.
Që nga nisja e evakuuimeve, qindra familje afgane janë bllokuar në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnjës, në Bihać dhe Bosanska Bojna. Shumica u larguan nga Afganistani gjatë 5 viteve të fundit që kur talebanët filluan të pushtojnë zonat rurale, duke kryer sulme me bomba dhe dhjetëra ekzekutime masive. Por akuzat për dhunë nga policia kroate nuk është diçka e re. Për vite me radhë, organizatat bamirëse kanë denoncuar abuzimet e fondet. Megjithatë Policia kroate dhe Ministria e Brendshme kroate mohuan çdo keqbërje ndaj refugjatëve.
Marrë nga The Guardian