Fundi i moratoriumit Kosovë – Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur “i brengosur”, për siç ka thënë ai, aksionin që pritet të ndërmarrë Kosova më 4 shtator për njohje në organizatat ndërkombëtare.

Më 4 shtator, përfundon moratoriumi 1-vjeçar, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në Washington. Kosova u pajtua që të mos kërkojë njohje ndërkombëtare në këtë periudhë, kurse Serbia që të mos bëjë fushatë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

“Më shqetësojnë informacionet se ata (kosovarët v.j.) më 4 shtator do të nisin aksionin për njohje në organizatat ndërkombëtare. E jona është të përgatitemi për këtë”, ka t hënë Vuçiq të martën pas pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Moratoriumi është pjesë e zotimeve të takimit të 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Shumë prej këtyre zotimeve nuk janë përmbushur nga palët.

Share This Article