Xhaka i vetmi te Zvicra që nuk ishte vaksinuar dhe që s’e kishte kaluar COVID-in

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Granit Xhaka është lojtari i vetëm në përfaqësuesen e Zvicrës që nuk është vaksinuar kundër COVID-19 dhe as nuk e ka kaluar këtë sëmundje, është njoftuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Xhaka sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe mungon në ndeshjen miqësore kundër Greqisë. Ai do të testohet edhe një herë të enjten.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar fare. Ai është një nga lojtarët, që nuk është vaksinuar. Ne u kemi lënë këtë lojtarëve në duar, është vendim personal i [do lojtari – si[ është edhe i secilit njeri në Zvicër. Kemi këshilluar që të gjithë të vaksinohen. Por ai ka vendosur për vete. Është e drejta e tij të mos vaksinohet”, ka thënë zëdhënësi i Federatës së Zvicrës, Adrian Arnold raporton gazeta “Blick”. “Të gjithë lojtarët tjerë në skuadër janë të vaksinuar apo e kanë kaluar sëmundje, janë pra pak a shumë të sigurt, së paku nga pikëpamja mjekësore. I sigurt plotësisht nuk je kurrë. Ne kemi një shkallë të lartë të vaksinimit në skuadër. Por tash është prekur Graniti. Është mëkat në aspektin sportiv që ndodhi në këtë moment të rëndësishëm për ne”.

Arnold ka thënë se është dhënë [do gjë të respektohet protokollet.

“Fal shkallës së lartë të vaksinimit në skuadër dhe pasi shumë lojtarë kanë antitrupa, pasi janë vaksinuar apo shëruar, ne nuk kemi persona tjerë në skuadër që duhet të futen në karantinë”, ka thënë Arnold.

Share This Article