Më shumë se 31,000 vaksina Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e së enjtes në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se numri total i vaksinave që ka pranuar deri më tani Shqipëria, është 1 milionë e 950 mijë.
Prej fillimit të vaksinimit, në Shqipëri janë administruar në total 1,485,250 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 648,637 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.