I harruan në veturë për nëntë orë e gjysmë, vdesin dy djem 20 muajsh

albnews
By
1 Min Read

Dy djem binjakë janë gjetur të vdekur në veturën e tyre të familjes jashtë një qendre në Karolinën e Jugut.

Ata vdiqën nga nxehtësia dhe siç raportohet, dyshohet se ata mund të kenë qenë për nëntë orë e gjysmë brenda.

Bryson dhe Brayden McDaniel, 20 muajsh, u gjetën të vdekur në orën 17:30 të mërkurën. Policia tha në një konferencë shtypi të enjten se prindi i kishte vendosur fëmijët në sediljet e veturës nga ana e pasme rreth orës 07:30 – 08:00 të mëngjesit.

Në orën 05:55 pasdite binjakët u shpallën të vdekur, transmeton Klankosova.tv.

Share This Article