ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 11 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 15 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 15 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 15 hours ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

VOA: Rastet e reja në Shqipëri në nivelet më të larta që prej fillimit të pandemisë

albnews by albnews
8 September, 2021
in Albania
0
21 raste me variantin Delta në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri, rastet e reja me Covid 19 shënuan sot një tjetër pikë kritike, me 1079 të infektuar rishtazi. Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej 21 shkurtit, kur numri i të prekurve arriti kulmin që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020, me 1184 raste ditore.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se të infektuarit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në 57 nga 61 bashki që ka i gjithë vendi: 384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh, nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.

RelatedPosts

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) kapi kuotën e 16 përqind, në rritje krahasuar me mesataren e javës së fundit (31 gust-6 shtator), kur ishte 15.1 përqind. Pozitiviteti, është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në të gjithë vendin numërohen 12.399 raste aktive, nga 53 të tillë që ishin në fund të muajit qershor. Mbi 61 përqind e rasteve aktive janë vetëm në tre qarqe Tiranë, Shkodër e Durrës, nga të cilat kryeqyteti mban rekordin me 4758 raste ose 38 përqind të totalit. Ndërsa në qarqet e tjera të vendit, rastet aktive janë pohtë kuotës së 1.000 të prekurve.

Në 24 orët e fundit edhe numri i viktimave u rrit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 5 humbje jete: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra. Ky është numri më i lartë i viktimave në këtë valë të re të pandemisë që ka mbërthyer vendin që prej muajit gusht.

Pacientët në spitalet COVID vijojnë të shtohen dita-ditës. Aktualisht janë 152 persona që kanë nevojë për trajtim të specializuar, mes të cilëve 18 janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet po bëjnë thirrje të përsëritura për vaksinimin e popullatës, ndërsa kanë vendosur që për momentin, të paktën mësuesit, studentët, stafet e universiteteve dhe personeli shëndetësor do duhet të jenë detyrimisht të vaksinuar brenda muajit. Në të kundërt ato do të duhet që në mënyrë periodike të paraqesin vërtetim për kryerjen e testimit, ku të kenë rezultuar negativë.

Aktualisht të dhënat e fundit flasin për 1.553. 626 doza të kryera. Mbi 39 përqind e popullatës mbi 18 vjeç ( 872.116 persona) ka marrë të paktën një dozë, prej tyre 30.9 përqind të dyja dozat e vaksinës./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result