Bideni bisedon në telefon me presidentin kinez pas 7 muajve, ja çfarë diskutuan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike për herë të parë pas shtatë muajve me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Në një deklaratë të shtëpisë së bardhë u tha se të dy udhëheqësit diskutuan për përgjegjësinë që të dyja vendet e tyre e kanë për t’u siguruar që konkurrenca të mos shndërrohet në konflikt.

Kjo është vetëm biseda e dytë telefonike mes presidentëve të dy ekonomive më të mëdha botërore që nga ardhja në pushtet e Bidenit, shkruan BBC.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Kina së fundi kanë raporte të tensionuara, me mospajtime rreth çështjeve si tregtia, spiunazhi dhe pandemia.

“Dy udhëheqësit zhvilluan një diskutim të gjerë e strategjik për fushat në të cilat interesat ona puqen dhe për fushat ku interesat, vlerat dhe pikëvështrimet tona dallojnë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Televizioni shtetëror kinez, CCTV, raportoi se telefonata ishte e sinqertë dhe e thellë, duke shtuar se janë diskutuar komunikimi i gjerë strategjik dhe çështjet e shqetësimeve të përbashkëta.

Share This Article