Ylli portugez dëshironte t’i bashkohej Pep Guardiolës në “Etihad Stadium”, por në fund përfundoi në “Old Trafford”
Cristiano Ronaldo e preferonte transferimin në Manchester City nga Juventusi.
Por, në fund në lojë u fut edhe Manchester United, i cili e riktheu atë.
Për këtë siguron mediumi “COPE”.
Mediumi spanjoll tutje raporton se 36 vjeçari ishte i gatshëm të përfundonte në “Etihad Stadium”.
Por, kampioni aktual anglez nuk mund ta shiste shpejt një sulmues për t’i bërë vend veteranit portugez.
City u mundua, por dështoi t’i shiste Bernardo Silvan, Gabriel Jesusin apo Riyad Mahrezin.
Prandaj, pista City ra në ujë dhe më pas në lojë u fut United.
Portugezi dëshironte të largohej gjithsesi nga Torino dhe në fund e zgjodhi ish-klubin e tij.
Të gjithë e presin debutimin e “CR7” në eksperiencën e tij të dytë angleze.