E dashura e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie Symonds, do të jetojë me të në 10 Downing Street, ku ndodhet qëndrimi i tij zyrtar në qendër të Londrës.
”Johnson, 55 vjeç dhe Symonds, 31 vjeçe, kanë hyrë në vendbanimin e ri të kryeministrit”, theksoi një zëdhënëse e Downing Street.
Symonds do të bëhet partnerja e parë e pamartuar e një kryeministri britanik që do të jetojë në Downing Street.
Xhonsoni pasoi Theresa May si kryeministër javën e kaluar, pasi fitoi një balotazh për kreun e Partisë Konservatore në pushtet kundër rivalit të tij, Jeremy Hunt./ATSH/