Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon deklaroi se kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, që ishte për vizitë zyrtare në Skoci, po kërkon një Brexit pa marrëveshje.
“Pas bisedimeve të mia me Boris Johnson. Mendoj se ai kërkon një Brexit pa marrëveshje”, theksoi Sturgeon, rajoni i të cilës votoi për të ndenjur në Bashkimin Europian gjatë referendumit të vitit 2016.
Boris Johnson tha se kërkon të rinegociojë marrëveshjen e Brexit, që Bashkimi Europian e ka përjashtuar. Nëse ai dështon, ai theksoi se vendi i tij do të dalë nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.