Pas ShBA-së, Franca i reagon edhe Australisë: Bëtë gabim të madh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Australia ka bërë një gabim të madh diplomatik përmes prishjes së marrëveshjes miliardëshe për nëndetëset franceze në favor të paktit me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, tha të shtunën ambasadori francez në Australi.

Australia njoftoi të enjten se do ta prishë marrëveshjen me një kompani franceze për prodhimin e nëndetëseve dhe në vend të kësaj, do të ndërtojë së paku tetë nëndetëse me energji bërthamore me ndihmën e teknologjisë amerikane dhe britanike, shkruan Reuters.

Kundër marrëveshjes tripalëshe mes Australisë e dy fuqive perëndimore, përpos Francës, kanë dalë edhe disa shtete tjera, përfshirë Kinën, Zelandën e Re dhe Malajzinë.

Zyra e kryeministrit të Malajzisë tha se kjo marrëveshje do t’i nxisë fuqitë tjera për të reaguar në mënyrë më agresive në rajon, ndërsa kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka thënë homologut të saj australian se nëndetëset me energji bërthamore nuk do të mirëpriten në ujërat e territorit të saj.

Kritika ndaj paktit trepalësh janë ngjallur edhe brenda vetë Australisë, kryesisht për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë dhe derdhjes së mbetjeve bërthamore.

Share This Article