Më shumë se 3,2 milionë hektarë pyje janë përfshi nga zjarret në Rusi dhe pjesa më e prekur është ekstremi verilindor i vendit.
Erërat e forta dhe temperaturat mbi 30 gradë lehtësojnë përhapjen e flakëve.
Tymi ka arritur disa qendra të banuara dhe ambientalistët kanë frikë se mund të përshpejtojë shkrirjen e akujve të Arktikut.
Zjarrfikësit nuk arrijnë të ndërhyjnë në shumë zjarre, sepse ato bien në zona shumë të thella, dhe nuk hyjnë në të ashtuquajturat zona të kontrollit, për pasojë fikja e zjarrit është shumë e kushtueshme dhe e rrezikshme./ATSH/